Sërish ndryshime në orarin e ndeshjes Vllaznia- Besëlidhja. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që të ketë një ndryshim në këtë orar teksa ajo nuk do të nisë në orën 14.00 por 30 minuta më shpejt.
Kështu ka bërë të ditur vetë klubi shkodran përmes faqes së tij zyrtare. Arsyeja është koha jo e përshtatshme dhe për këtë arsye, edhe ndriçimi në fundin e ndeshjes mund të mos jetë i duhuri.
Kuptohet që kjo nuk përbën asnjë problem sepse për të dy ekipet është njëlloj. Të dy ato do të kërkojnë të marrin maksimumin nga kjo përballje dhe kuptohet që Vllaznia është pretendente për ta fituar atë por duhet parë mënyra si do të rrjedhë loja.
Kuqeblutë udhëheqin renditjen me shtatë pikë më shumë sesa Erzeni i vendit të dytë dhe do të tentojnë të ruajnë ose të thellojnë edhe më shumë diferencën me të.
© shkodrasport.com