Ditën e nesërme Federata Shqiptare e Boksit ka planifikuar zhvillimin e finaleve të Kupës së Shqipërisë. Vendi i përcaktuar për zhvillimin e këtyre finale ishte përcaktuar Tirana por duket se drejtuesit e Federatës kanë patur probleme me pallatin e sportit “Asllan Rusi” apo sallën sportive “Fahrije Hoti” dhe askush nuk e ka marrë përsipër një gjë të tillë. Pas kësaj, mësohet se Federata ka komunikuar edhe me rrethet e tjera si Durrësi, Fieri apo dhe Vlora me idenë për t’i zhvilluar në këto qytete këto finale por askush nuk e ka marrë përsipër. Në kushte të tilla sërish zgjidhja është gjetur tek Shkodra. Bashkia Shkodër dhe Sportklub Vllaznia janë shprehur të gatshëm për të vënë në dispozicion pallatin e sportit “Qazim Dervishi” edhe këtë herë dhe për këtë arsye, nesër më 22 nëntor,aty do të zhvillohen finalet e Kupës së Shqipërisë në boks për të rritur. Do të jetë vetëm një ditë me ndeshje sepse kështu është planifikuar nga Federata teksa në ring do të ndeshen me njëri-tjetrin boksierët finalistë të kampionatit. Vllaznia padyshim që do të kërkojë të fitojë edhe këtë trofe. Këtë objektiv ka patur edhe nëse këto finale do të bëheshin në Tiranë ndërsa tashmë që do të bëhen në Shkodër, kjo është detyrë.
© shkodrasport.com