Sulmuesi shkodran Ndue Mujeci ka realizuar një gol të shkëlqyer në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të kampionatit të Superligës në Qipron turke, atë në mes Dogan Turk Birligi dhe skuadrës së shkodranit Cihangir GSK.
Ka qenë minuta e 80-të e ndeshjes dhe në ato momente rezultati ka qenë 1-0 në favor të Cihangir dhe goli i Mujecit ka mbyllur çdo gjë duke i dhënë tre pikë shumë të vlefshme asaj pikërisht ndaj një kundërshtari direkt.
Ai ka marrë një top në krahun e majtë të sulmit të skuadrës së tij, i është ofruar zonës dhe ndonëse në pozicion diagonal, ka gjuajtur fort me të djathtën duke e dërguar topin në trekëndësh.
Një gol që ka marrë shumë vlerësime nga tifozët por edhe specialistët e këtij sporti dhe nga mediat. Ky ka qenë goli i katërt në shtatë ndeshje që ai ka luajtur deri më tani dhe me këtë ecuri por edhe me lojtarët e mira që ka zhvilluar, e ka ndihmuar ekipin Cihangir që të ngjitet në kuotën e 18 pikëve dhe tashmë mban vendin e dytë në renditje, me vetëm një pikë më pak se Turk Ocagi Limasol që kryeson.
© shkodrasport.com