Leroi Sane po kalon një nga periudhat më të vështira në karrierën e tij, teksa pësoi një dëmtim të rëndë në verën që lamë pas dhe pritet të rikthehet në fushat e lojës në shkurt.

Sane i demtuar

Para se të pësonte dëmtimin e rëndë, thuhej se sulmuesi gjerman ishte shumë afër kalimit te Bajern Mynihu, me këta të fundit që dëshironin ta merrnin në ekipin e tyre, pas largimeve të shumta që kishin në skuadër.

Megjithatë për shkak të dëmtimit që 23-vjeçari pësoi, bavarezët u tërhoqën, duke afruar më pas Ivan Perisiç, nga Interi në formën e huazimit.

Thuhet se bavarezët janë sërish të interesuar për të marrë shërbimet e Sane, madje në Angli e bëjnë fakt të kryer se e ardhmja e lojtarit do të jetë në Bundesligë. 

Sipas asaj që shkruan “The Mirror”, Bajerni dëshiron ta ketë sulmuesin me çdo kusht në ekip dhe do ta marrin atë në merkaton e verës, kur Sane të ketë gjetur formën e tij më të mirë.