Rezultatet e dobëta të fundit të Manchester United e kanë vendosur trajnerin Ten Hag në pozitë të vështirë. Stoli i tij është më në rrezik se kurrë.
“Djajtë e Kuq” pësuan një humbje tjetër në Kupën e Ligës ndaj Newcastle, me eliminimin nga ky kompeticion që thuhet se e shtyu klubin të konsideronte zëvendësime të mundshme për holandezin.
Madje, sipas shtypit anglez, ka disa emra që po përfliten për trajnerin e ri në “Old Trafford”. Më saktësisht, “The Times” renditi alternativat për Ten Hag, që mund të konsiderohen nga Manchester United. Në listën e emrave, përveç Amorimi, Emery dhe Lopetegui, spikat edhe Zinedine Zidane.
Në fakt, francezi përfaqëson ëndrrën e madhe për ta pasuar Ten Hag. Për momentin nuk ka një vendim për këtë çështje. Menaxhmenti do të presë ndeshjet e radhës për ta vlerësuar përfundimisht pozicionin e Ten Hag./newsport/