Thomas Strakosha mund të përfundojë te Totenhemi në merkaton e janarit. Sipas medias britanike “football.london”, drejtuesit e “gjelave” janë hedhur në sulm për gardianin shqiptar.
Ka ndodhur keshtu pas dëmtimit serioz të portieri Hugo Loris, i cili theu krahun, teksa do të tentojnë të bindin drejtuesit e Lacios, për transferimin e Strakoshës tek Totenhemi.
Paraqitjet fantastike të 24-vjeçarit me fanellën e kaltër, kanë bindur londinezët se shqiptari është i duhuri për të zëvendësuar francezin Loris.
Kujtojmë që Spursat shfaqen interes edhe gjatë merkatos të verës, ndërkohë që janari duket i përshtatshëm për transferimin e Strakoshës.