Humbja ndaj Kroacisë ka tronditur rëndë Argjentinën dhe tashmë pakkush shpreson te kualifikimi.
Edhe pse nuk ka mbaruar ende, situata është dramatike dhe tensioni është maksimal, aq sa duket e askush nuk e ka më mendjen te futbolli i luajtur.
Nëse Islanda nuk fiton sot, shpresat janë ende gjallë, por duhet një fitore e Nigerisë qëtë rihapet gjithçka realisht.
Ndërkaq, prezantuesit e televizionit argjentinas TyC Sports e kanë tepruar me reagimin e tyre pas ndeshjes, sepse e nisën emisionin me një atmosferë funerali dhe vendosën të mbanin një minutë zi për të shprehur trishtimin e tyre.
Imagjinoni çfarë do të bëjnë javën e ardhshme, nëse Argjentina eliminohet. Dhe thonë pastaj që futbolli është vetëm një lojë!