Nojshtadi ka mundësi sot që ta mbyllë sezonin në vendin e tretë, duke i dhënë mundësinë vetes për të luajtur në “Play Off”, ku mund të tentojë kalimin në Superligën austriake.

Drejtori sportiv i Nojshtadit, Andreas Shiker, e ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin e sotëm, Lieferingun por shpresojnë që të marrin një rezultat pozitiv dhe shpresat i mbajnë te bomberi shqiptar Hamdi Salihi.

“Nuk na relakson fitorja e fundit 1-0 ndaj kampionëve, pasi kemi edhe një ndeshje për të luajtur. Deri tani kemi bërë mirë dhe besoj se do t’ia dalim edhe në ndeshjen e fundit.

Shpresoj që Salihi të shënojë një gol që mund të na japë fitore dhe në këtë mënyrë të fitojë edhe trofeun e golashënuesit, duke qenë se rivali i tij direkt, Shabi nuk do të luajë këtë javë”, u shpeh Shiker. /Vipsport/