Superliga e Europës shkaktoi jo pak debate pak ditë më parë. 12 klubet më të mëdha në Europë krijuan një ligë ku do të merrnin pjesë 20 skuadrat që do të përballeshin mes njëra-tjetrës. Kjo Superligë dështoi pas presionit të mëdh të bërë nga UEFA, FIFA, Federatat dhe tifozët.

Në Kroaci janë duke menduar për të krijuar një ligë të ngjashme me skuadrat ballkanase. “Gazeta Olle” bën me dije se në këtë ligë do të marrin pjesë 32 skuadra me dy divizione.

Ndeshjet do të jenë me sistem vajtje-ardhje dhe 4 ekipet e vendit të fundit do rrëzohen në divizionin e dytë, ndërsa 4 ekipet e divizionit të dytë do të ngjiten në parë.

Në këtë ligë do të marrin pjesë edhe disa skuadra shqiptare. Partizani në foto e publikuar ndodhet në divizionin e parë, ndërsa Tirana, Kukësi dhe Prishtina ndodhen në divizionin e dytë.

Për momentin këto janë vetëm aludime, ndërsa pritet të zbulohet më shumë në ditët në vijim nëse kjo ligë do të ngelet në kuadrin e thashethemeve apo bëhet fjalë për diçka serioze pasi UEFA kundërshtoi me forcë Superligën e Europës./newsport/