Vllaznia edhe ne ndeshjen gjysmefinale te Kupes se Shqiperise, ate ndaj Laçit, perdori uniformen e saj te trete e cila duket se po i sjell fat dhe si rrjedhoje u perdor edhe kete here.

Shumekush eshte shprehur keto dite se ekipi shkodran ne te gjitha ndeshjet e ketij sezoni ka luajtur me kete uniforme dhe ne fakt deri diku kane te drejte. Themi deri diku sepse nga kater ndeshjet e luajtura per kete kompeticion gjate ketij sezoni, ne tre prej tyre ka perdorur uniformen e trete.

Pikerisht ne ndeshjen ndaj Elbasanit qe fituan 8-0, ate ndaj Korabit te fituar 1-0 ne çerekfinale si dhe ne gjysmefinalen ndaj Laçit, po 1-0. Por nderkohe ne ndeshjen turit te pare, ate ndaj Devollit te luajtur po ne “Loro Boriçi”, ekipi shkodran ka perdorur uniformen tradicionale, ate kuqeblu.

Drejtuesit kuqeblu mbaee kane idene qe edhe ne finale te luajne me uniformen e trete, por kjo mbetet per t’u pare. E mira do te ishte te luhej me tradicionalen, por nese futbollistet dhe stafi jane te “fiksuar” tek e treta sepse me te mund te kene sukses, kuptohet qe duhet ta luajne finalen me te.

Kjo ka pak rendesi. Tashme duhet vetem qe Vllaznia te jape me te miren edhe ne finalen e 30 majit ne menyre qe gjithçka te kurorezohet me sukses, per t’a rikthyer kete trofe ne Shkoder pas 13 vitesh./SHKODRA-SPORT.COM/