Robert Levandovski duket se është në kërkim të një aventure të re për sezonin e ardhshëm, ndoshta edhe sepse stimujt me Bajern Mynih mund të jenë drejt fundit duke qenë se tashmë i ka arritur të gjitha me bavarezët.

Në këtë formë, zërat e merkatos kanë nisur dhe nga Franca, veçanërisht L’Equipe, shprehet se PSG do ta tentojë polakun në rast se nuk do të mbajnë në skuadër Kilian Mbappe.

Ky i fundit kërkohet me ngulm nga Real Madrid, ndërsa 22-vjeçari ende nuk ka një kompromis me klubin për rinovimin e kontratës.

Ndaj, parisienët kërkojnë të marrin masa nëse humbasin yllin e tyre dhe Levandovski do të ishte opsioni i preferuar për t’u luajtur krah Nejmar. Mbetet tashmë për t’u parë se çfarë do të ndodhë në merkaton verore, por që ndryshe nga herët e tjera, edhe Levandovski do të jetë pjesë e saj. /VipSport/