Opinion nga Mirel Josa*

Është normale që lëvizjet e shumta nuk bëjnë mirë qoftë nga ana e  presindencës apo e stafeve teknike. Çdo ndryshim që bëhet sidomos të stafit teknik bëhet me qëllimin për të arritur objektivat që për stafin e mëparshëm ishin të paarritshëm. Unë mendoj që ato që kanë sugjeru qoftë ndryshimin e presidencës apo dhe të stafit teknik duhet të presin deri në fund dhe më pas të shikojnë rezultatet. Në veçanti për stafin teknik, jo se kam qenë unë pjesë e skuadrës por duhet të bëhen llogaritë në çfarë pozite e kanë marrë skuadrën dhe deri ku do të arrijnë më të. Pastaj në fund ai që duhet të paguajë nuk është vetëm stafi teknik por dhe njerëzit që kanë sugjeruar të bëhen këto lëvizje. Në qoftëse në fund ka sukses ato janë njerëz të suksesshëm në të kundërt nuk janë. Përveç këtyre që thashë më sipër duhet të shikohen qartë kushtet që po punon stafi teknik i kaluari apo ai aktual. Pastaj në fund bëhen llogaritë dhe nuk mund të them që Vllaznia mund të jetë apo jo e dështuar. Për momentin nuk ka një ecuri të mirë. Gjithsesi unë i uroj suksese Vllaznisë”.
*Ish-trajner i Vllaznisë