Hajdutët shpeshherë kanë ditur të shfrytëzojnë më së miri ndeshjet e futbollit, për të goditur shtëpitë e futbollistëve të cilatë në brendësi të tyre kanë shumë sende me vlerë. Kjo aventurë e keqe i ka ndodhur edhe mesfushorit të Juventus, Ueston Mekeni.
Shtëpia e amerikanit në Torino e ka pësuar teksa lojtari ishte në fushë për ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj SPAL-it të Berishës. Në momentin kur Mekeni është kthyer në banesën e tij, e ka gjetur atë “përmbys” teksa ka vënë re se mungonin shumë sende me vlerë, këpucë dhe veshje të tjerë origjinale.
Tashmë, do të jetë detyrë e organeve kompetente për të zbardhur ngjarjen, ndërsa kjo nuk është hera e parë që një futbollist i Juventusit e pëson nga hajdutët, pasi kështu ka ndodhur edhe me Duglas Kostën. /VipSport/