Nga Endri ÇINARI

Aktivitetet e kombëtareve nuk do ndalen as ditën e sotme. Ku kësaj rradhe do jetë Shqipëria u-21 që do zbresë në fushën e lojës. Kuqezinjtë do presin në orën 17:00 Zvicrën në “Air Albania”. Me sfidën e vlefshme për grupin E të kualifikuesve të europianit. Ku aktualisht grupin e kryeson pikërisht Zvicra me 11 pikë.

Por vetëm me 1 pikë pas tyre në kuotën e 10 të të tillave vjen Shqipëria. Dhe ambiciet e kuqezinjëve të vegjël duken të mëdha në këtë edicion. Ekipi i Bushit vjen pas barazimit 0-0 kundër Finlandës, ku me pak fat e më shumë gjakftohtësi para portës, skuadra do kishte dalë me pikët e plota. Për tu rikthyer tek ndeshja e sotme kundër Zvicrës, Bushit pritet të mos bëjë ndryshime të mëdha në formacion.

Kështu nga porta pritet ta nisë Simoni, që po merr formën shumë optimale pas një dëmtimi të gjatë. Në mbrojtje nga e djathta ka një dyshim për Smajlin që ka kaluar një shqetësim muskulor. Në qendër të prapavijës të sigurtë duken Gjini dhe Dajko e ndërsa Bajrami do rreshtohet majtas. Mesfusha pritet e pa ndryshuar po ashtu me Berishen, Fetan dhe Pajazitin.

Në sulm i vetëm pritet sërish Shpendi, me sulmuesin e Empolit që do ketë mbështetjen e Kurtulan djathtas. E ndërsa një balotazh mes Buxhelajt dhe Janaqit do ketë për krahun e majtë. Dueli ndaj Zvicrës sot pritet të jetë shumë vendimtar në garën për një kualifikim të mundshëm në Europianin e u-21./www.shkodrasport.com/