Sot do luhen ndeshjet e turit të tretë të Europa League dhe Conference League. Në mbarë Europën do përcaktohen ekipet që do kalojnë në play offet e këtyre kompeticioneve. Në ndeshjet e turit të tretë dhe që shpresojnë të marrin kualifikime luajnë edhe futbollistë shkodranë. Duke nisur që nga ndeshja e Europa League mes Ajax dhe Panthinaikos.

Për grekët luan djaloshi, Elton Fikaj. Në moshën 19-vjeçare ai është pjesë e ekipit të njohur grek dhe pavarësisht se nuk pritet të jetë titullar, ai është i grumbulluar për sfidën e kthimit ndaj “harkëtarëve”. Panathinaikos është mposhtur në ndeshjen e parë në Athin ë në shifrat 0-1 dhe në Amsterdam sot do tentojë mrekullinë.

Në Conference League, ekipi që ka surprizuar më shumë deri tani është Noah. Skuadra armene ku po luan me mjaft sukses në këtë fillim edicioni edhe Erald Çinari. Ekipi i shkodranit është shumë afër kualifikimit, ku pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë kundër AEK-ut në shtëpi, sot do i vizitojnë verdhezinjtë në Greqi. Me shpresën për të mbrojtur rezultatin dhe avancuar në Play Off.

Një tjetër shkodran që do jetë pjesë e këtyre ndeshjeve është edhe Geralb Smajli. Mbrojtësi që tashmë është pjesë e Ballkanit, me portokallinjtë do kërkojë përmbysjen. Ku pas humbjes në ndeshjen e parë 0-1 ndaj Larnes, do kërkojnë kthimib e rezultatit në Irlandën e Veriut.

Përveç Ballkanit, në turin e tretë të Conference League do luajnë edhe dy ekipe të tjera shqiptare. Konkretisht Drita e Gjilanit kundër Audas nga Letonia dhe Deçiçi i Tuzit përballë ekipit të njohur finlandez të HJK. Të dy ekipet janë mposhtur 1-0 në ndeshjet e para në transferta. E ndërsa sot me ndeshjet që i luajnë në shtëpitë e tyre kanë shanse të mira për përmbysje rezultati.
Endri ÇINARI