Komandanti i policisë, që ishte prezent gjatë fatkeqësisë që ndodhi në stadiumin e futbollit Hillsborough do të përballet me gjyqin, mbi vdekjen e 95 përkrahësve të Liverpool, 30 vjet pas tragjedisë.
David Duckenfield ishte komandanti i forcave policore gjatë ndeshjes gjysmëfinale të FA Cup në mes të Liverpoolit dhe Nottingham Forest në Sheffield, në Hillsborough të mërkurën e 15 prillit 1989. Ai është akuzohet për neglizhencë në detyrë, si pasojë, vdekjen e 95 personave, të cilët u shtypën në pjesën e caktuar për tifozët e Liverpool.
Gjyqi zhvillohet në Preston Crown Court në veriperëndim të Anglisë. Qyteti është 40 kilometra nga Liverpooli.
Duckenfield nuk ka pranuar fajin për të gjitha akuzat. Nuk ka asnjë akuzë vrasjeje përshembull për vdekjen e Anthony Bland në 96-të, pasi kjo ndodhi katër vjet më vonë, dhe sipas ligjit në vitin 1989, vdekja e tij tani është “jashtë kohës” për t’u ndjekur penalisht.
Pasi të jetë përzgjedhur një juri prej 12 vetësh, prokuroria mund të fillojë të paraqesë rastin e saj kundër Duckenfield. Nuk dihet se sa do të zgjasë gjykimi.I pandehuri tjetër me Duckenfield, ish-sekretari i klubit Sheffield, Graham Mackrell, akuzohet për një vepër penale që përfshin certifikatën e sigurisë së stadiumit.
Familjet e viktimave të Hillsborough bënë një luftë të gjatë që kjo tragjedi të hetohej. “Ne do të pohojmë se David Duckenfield dështoi në përmbushjen e detyrës së tij dhe mungesa e përgjegjësisë së tij kontribuoi ndjeshëm në vdekjen e atyre personave” – thanë prokurorët e çshtjes.
Ish-oficerët e policisë Donald Denton e Alan Foster, si dhe avokati në pension Peter Metcalf, do të dalin në gjyq, të akuzuar për shtrembërim të rrjedhës së ngjarjeve para drejtësisë. Përkujtimorja në stadiumin Anfield të Liverpulit për 96 viktima u bë në 2016, 27 vjet nga dita e fatkeqësisë. Familjet e viktimave ranë dakord unanimisht se kjo do të ishte ngjarja e fundit publike në Anfield, në kujtim të atyre që vdiqën.