Paralel me Angli-Shqipëri mbrëmjen e djeshme, u luajt sfida Andorra-Poloni që përfundoi me fitoren e miqve me rezultatin 1-4.
Por loja mori rrjedhë tjetër që në start të takimit pasi sulmuesi kryesor Fernandes u ndëshkua me karton të kuq pas vetëm 20 sekondash lojë. Arsyeja ishte një bërryl i lëshuar ndaj mbrojtësit polak Kamil Glik që u shtri përtokë duke marrë dhe ndihmë mjekësore.
E gjithë skena ndodhi para syve të gjyqtarit i cili nuk përtoi të nxirrte kartonin e kuq pas vetëm 20 sekondash, duke arritur një rekord më vete. Golat për Poloninë u shënuan nga Levandovski dy here ndërsa Milik dhe Joziak plotësuan pokerin.