Pavarësisht mohimit si nga fondi Elliot, po ashtu dhe nga familja Arnault, marrëveshja për shitjen e Milanit te miliardieri francez është mbyllur tashmë, raporton “7 gold”.

Prej kohësh qarkullojnë zërat se klubi Milanit kërkohet nga pronari i Louis Vuitton, Bernard Arnault, një nga më të pasurit në Europë, ndërkohë gazetari i “7 Gold”, Fabio Santini e quan fakt të kryer këtë marrëveshje pavarësisht mohimit nga të dy palët.

Santini raporton se francezi Arnault ka ofruar 1 miliardë euro, një shumë kjo e kënaqshme për familjen Singer, e cila kontrollon klubin kuqezi prej 2 vitesh.

Për më tepër, pronari i ri dëshiron ta blejë Milanin duke partur gati planin për një merkato të madhe për të rikthyer Milanin aty ku i takon, plan ky që përfshin afrimin e yllit argjentinas, Lionel Mesit (që do të kushtojë rreth 300 milionë) dhe rinovimin me talentin Xhanluixhi Donaruma.