Në Itali, mediat e kanë bërë fakt të kryer se Spaleti do të shkarkohet në fund të sezonit nga Interi. Tashmë janë të gjithë të bindur se stolin e skuadrës do e marrë, Antonio Konte.
Sipas “La Repubblica”, flitet se Konte i ka bërë dhe kërkesën e parë presidentit. Ai është Romelu Lukaku, sulmuesi i Mançester Junajtid. Konte me këtë lëvizje tregon se nuk e llogarit Ikardin dhe se do një sulmues tipik vrasës në krye të sulmit.
Nëse nuk arrihet Lukaku, Konte dhe Interi do të tentojnë të vjedhin nga Roma, një “dashuri” të vjetër të Kontes, e cili është Edin Xheko. Konte e ka kërkuar boshnjakun gjatë gjithë kohës që ishte në krye të “Zonjës së Vjetër”.