“Abonimi” i Elseid Hysajt me stolin e Napolit ka bërë që tashmë tifozët e skuadrës napolitane ta cilësojnë atë që tani një “ish-futbollist” të skuadrës së tyre, pasi duken të sigurt se lojtari i kombëtares shqiptare do të largohet drejt Çelsit apo Atletiko Madrid që kanë shfaqur interes për të.

Edhe sot, ndaj Bolonjës ai ndoqi ndeshjen nga pankina, një vendim i Ançelotit i cili për shumëkënd është cilësuar si lamtumira përfundimtare e Hysajt.Por vetë trajneri i Napolit në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ka bërë të ditur se ekipi nuk do të preket në janar.

“Jemi në linjë me atë sezon që duhej të bënim. Kemi bërë një pjesë të parë të mirë të sezonit, edhe pse ndoshta nuk duket për shkak të ecurisë së Juventusit.

Por jemi më afër vendit të parë sesa vendit të pestë ndaj shohim përpara. Jam i sigurt që kjo skuadër do të përmirësohet. Grupi është i shëndetshëm, janë të gjithë shumë modestë dhe të përulur, përkushtohen, janë seriozë.

Nëse ke më shumë se 20 lojtarë në përbërje bëhet e vështirë, ne kemi 21 dhe 3 portierët. Por nuk do të largohet apo ikë askush”, ishin fjalët e Ançelotit që mbylli merkaton e napolitanëve e me sa duket vulosi edhe qëndrimin e Hysajt deri në mbyllje të këtij edicioni. /vipsport/