Në Itali ka ndaluar kampionati për shkak të ndeshjeve të kombëtareve dhe tashmë janë duke bërë llogaritë dhe statistikat për çdo ekip. Së fundmi mediat italiane kanë zgjedhur të analizojnë klubin e SPAL ku kanë nxjerrë lojtarin më të mirë dhe të dobët të ekipit.

Pas 7-të ndeshjesh Spal gjendet në vendin e 17-të me 6 pikë, ku kanë shënuar 6 herë dhe kanë pësuar 13. Media italiane TTË edhe pse ekipi ka pësuar 13 gola, lojtarin më të mirë të skuadrës kanë nxjerrë ‘gardianin” e Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha duke e vlerësuar me notën 6.57.

“Prurja më e re numri 1 i Spal, në më shumë se një rast ka dal më i miri në fushë. Si për shembull kundër Juventusit”, shkruan media italiane.

Ndërsa lojtari më i dobët për Spal ka dal Felipe del Belo.