E ardhmja e Elseid Hysajt vazhdon të mbetet ende një mister. Kontrata e mbrojtësit shkodran me Napolin përfundon në fund të sezonit dhe ai mund të firmosi me një skuadër të re në janar duke parë që një gjë e tillë lejohet nga rregullorja e FIFA-s.

Mediat italiane kanë bërë një pasqyrim të situatës së Hysaj dhe shkruajnë se ka shumë shanse që mbrojtësi të rinovojë kontatën edhe pse deri më tani nuk ka ende diçka zyrtare.

Palët vijojnë bisedimet duke parë që me Gatusson, Hysaj është rikthyer sërish titullar dhe një lojtar i rëndësishëm për Napolin.

Duke e ndarë me përqindje të ardhmen e mbrojtësi kuqezi, “Tuttomercato” zbulon se ka 25% shanse që të largohet nga Itali, 25% shanse të qendrojë me një skuadër tjetër në Itali dhe 50% që të firmosi me Napolin.

Dy skuadrat që kanë shfaqur interesim në të kaluarën ishin Atletiko Madrid he Spartak Moska, ndërsa këto dy ekipe mund të rikthehen sërish në garë për shërbimet e Hysajt.