Covid-19 ka bërë që shumë industri prej muajsh të paralizohen, ndërsa kohët e fundit vaksina është një shpëtim. Në disa nga shtete europiane ka nisur vaksinimi, ndërsa një gjë e tillë do të bëhet edhe në Itali.
Në gadishullin Apenin ka plasur debati në lidhje me vaksinimin e detyrueshëm apo jo të futbollistëve, pas rasteve të shtuara në nivelin e profesionistëve.
Anëtari i Komitetit Mjekësor në Federatën e Italisë, Francesco Braconaro është I mendimit se stafet dhe lojtarët duhet të vaksinohen me detyrim, duke argumentuar mendimin. Çështja pritet të raportohet në komisionin përkatës.
“Unë do ta bëja vaksinën të detyrueshme, duke parë se çfarë kemi kaluar në këto dhjetë muaj. Çështja e vaksinave nuk është adresuar ende në Komision, por mendoj se mund të jetë gjë e mirë të vaksinohen të gjithë futbollistët profesionist.
Vaksinimi I të gjithë futbollistëve profesionistë është hipotezë, që duhet vlerësuar. Meqenëse ky është problem I shëndetit publik në përgjithësi dhe të jesh një komunitet I vogël në futboll, vaksinimi I disa apo dhe të gjithëve bëhet I dobishëm”, tha Braconaro./newsport/