Në kohët e fundit, Seria B italiane është kthyer si një ligë satelit për skuadrat e Serisë A duke qenë se shumë futbollistë që nuk kanë minuta me ekipet e tyre, huazohen në skuadra të tjera ku kërkojnë më shumë hapësira.
Të shumta janë edhe rastet kur futbollistë nga Seria B transferohen në Serinë a dhe vazhdojnë aventurën e tyre me qëllim ngjitjen sa më lart.
Prestigjiozja italiane, ‘Gazzetta dello Sport’ i ka kushtuar një artikull futbollistëve të cilët po bëjnë mirë në Serinë b dhe që janë në moshë të re. Ata shihen si e ardhmja e kampionatit italian dhe që pa asnjë dyshim, mund të luajnë edhe me skuadra më të mëdha se skuadrat ku aktualisht aktivizohen.
Një ndër këto futbollistë që shihen me një të ardhur të ndritshme, është mesfushori i Kombëtares, Emanuele Ndoj që po bën paraqitje fantastike me fanellën e Breshias. Ai merr më shumë elozhe për përkushtimin që ka për të arritur lart dhe megjithëse është 22 vjeç, është kthyer në pjesë të rëndësishme të Kombëtares. /VipSpor.al/