Derbi i kryeqytetit i fundjavës së kaluar, ka bërë bujë edhe në Itali, jo aq shuam për atë që prodhoi loja, se sa për sherrin në fund të sfidës që solli 7 kartonë të kuq nga gjyqtari Eldorjan Hamiti për protagonistët.

Kjo situatë është pasqyruar jo vetëm në portalet e mediave italiane, por ka përfunduar edhe te emisioni i njohur satirik sportiv “Mai Dire Gol”, me humoristët e “Gialappa’s Band” që nuk kanë ngurruar të tallen me atë që shihnin në skenat që dhuroi derbi në fundin e tij.

Duke filluar me “janë të gjithë tifozët nudo”, për të vazhduar me “nuk lejohen barazimet në futboll”, e më pas me mënyrën se si Hamiti tregonte kartonin e kuq për “njerëz rastësorë”, ata nuk kanë kursyer satirën e tyre të zakonshme për episodet në fundin e derbit. “Më duket se njëri ka emrin Biçikli”, thotë mes të tjerave një prej humoristëve italianë, duke iu referuar kartonit për Bytyçin.