Andre Pirlo do të largohet nga Juventusi pas përfundimit të Serie A. Sezoni i dështuar ka bërë që drejtuesit bardhezi të marrin vendim që trajneri të largohet dhe tashmë është gjetur pasuesi.
Masimiliano Allegri do të rikthehet sërish në stol për të marrë drejtimin e Juventusit. Trajneri i suksesshem pritet te rikthehet serish ne shtepi.
Paparacët në Itali kanë fotografuar ditën e sotme, trajnerin e njohur në kafe me zv.drejtorin teknik bardhezi, Federico Cherubini dhe ish lojtarin Fabio Grosso.
Që të 3 kanë pirë kafe në Torino e padyshim që ky takim lidhet me të ardhmen e Allegrit në stolin e Jvuentusit.