Ish-mesfushori i Kukësit, Zhan Karioka do të vazhdojë karrierën në Kosovë te skuadra e Feronikelit.
Ne janar ai u kerkua nga Vllaznia pasi ish-trajneri i saj Ernest Gjoka e preferonte por kjo levizje nuk u be e mundur.
Braziliani i cili mbajti veshur fanellën e verilindorëve nga viti 2015 deri në 2017 do t’i bashkohet skuadrës së Sulejman Starovës.
Lajmin e bën publik “gazetasheshi” dhe raporton se futbollisti do të prezantohet në ditët e ardhshme me skuadrën nga Nikli.
Karioka ka luajtur për disa skuadra, përfshirë Tigres do Brasil, CRB, Potiguar, ABC FC, Tombense, Botafogo, Ponte Preta, Figueire, Skoda Xanth, Torreense, XV de Piracicaba, Alagoano, Treze, FK Kukësi dhe URT.