Baghdad Bounedjah, shok skuadre me Gabi dhe Xavi te Al Sadd në Katar, ka pranuar se asnjëri prej tyre nuk e pëlqen Real Madridin.

Baghdadi është lojtari më i mirë algjerian i vitit 2018. Në sezonin 2015 arriti në Katar dhe tani ndan dhomën e zhveshjes me dy yjet spanjoll për tre vite e gjysmë. Kohë e mjaftueshme që ai të krijojë miqësi dhe të flasë me dy mesfushorët, që mesa duket kanë një gjë të përbashkët: Urrejnë Real Madridin.

Ja si i shpjegon algjeriani fjalët që i Xavi: “Asnjëri nga këta të dy nuk e pëlqen Real Madridin. Xavi më tha se në Katalonjë të mësojnë se si të urresh Real Madridin, dhe aty rritesh me atë ndjenjë.”

27-vjeçari është sulmuesi më i mirë në kampionatin e Katarit me shifra të pabesueshme, në 15 ndeshje ka shënuar plot 29 gola këtë sezon, pothuajse 2 gola për ndeshje.