Kina është kthyer në modë tek futbollistët e klubeve elitare. Pagesa e larta të ofruara në atë kampionat, e kanë kthyer kampionatin kinez në objektivin kryesor të futbollistëve të kalibrit të lartë, jo vetëm të atyre që janë në prag të largimit nga futbolli. Megjithatë gjërat kanë nisur të ndryshojnë, në Kinë është kuptuar fakti se këta futbollistë nuk shkojnë atje për të treguar aftësitë e tyre, por për të marrë pagat e ofruara.
Tashmë erdhi momenti që një klub kinez, të refuzojë kapitenin e Barcelonës, Andres Iniestën.Sipas mediave sportive vendase, klubi Chongqing Lifan është larguar nga tratativat për Iniestën, pasi e shikojnë mesfushorin katalanas si një zgjedhje të gabuar për shkak të moshës së tij.visport.al