Teknologjia duket se sa vjen edhe futet më shumë në botën e futbollit.  Çdo ditë po krijohen metoda të reja. Risia më e fundit është futja e rrjetit social “Facebook” në rrjetin e transmetimi “live” të ndeshjeve.

Tashmë konkurrenca do të shtohet pasi ky rrjet social do të transmetojë kampionatin anglez.

Futja e “facebook” në rrjetin e transmetimit do tu shkaktojë televizioneve një dëm të madh.

Shikueshmëria e tyre do të ulet dhe në këtë mënyrë do të uleshin edhe fitimet e tyre.

Rrjetet sociale kesisoj po behen çdo dite e me teper te rendesishme per njerezimin dhe kjo eshte risia e viteve te fundit dhe e zhvillimit qe ato kane patur.