Ne fillim te muajit korrik, pikerisht perpara ndeshjeve te Kupave te Europes, emri i tij u qarkullua shume te Vllaznia dhe madje shumekush e beri fakt te kryer firmosjen e kontrates, por ne fund diçka ndryshoi dhe si rrjedhoje akordi u prish.
E kemi fjalen per futbollistin Valon Ahmedi i cili sot ne fakt ka firmosur nje kontrate dyvjeçare dhe eshte prezantuar tek ekipi Shkendija e Tetoves.
Ne fakt, te Vllaznia nderhyri per ta sjelle Ardit Krymi, i cili e ka patur Ahmedin bashkelojtar ne Bjellorusi tek ekipi Shakhter Soligorsk ku dhe u shpallen te dy sebashku kampione te ketij vendi (pavaresisht se ky titull iu hoq me pas nga Federata).
Ende nuk eshte e qarte se çfare e beri Valonin te ndryshonte mendje per te mos firmosur per kuqeblute, nderkohe qe sot eshte dukur i lumtur qe do te jete pjese e tetovareve, ne perpjekjet e tyre per t’u rikthyer serish tek titulli kampion./www.shkodrasport.com/