Ilir Daja do të largohet nga Ballkani. Ky është lajmi që po qarkullon me bujë në Kosovë. Mediet dardane raportojnë se ndeshja e rradhës dhe e fundit e tij në krye të suharekasve do të jetë ajo ndaj Larnes, sfida e kthimit në raundin e tretë të Conference League.
Mbyllja e aventurës europiane do të sjellë edhe fundin e epokës Daja në krye të rekordmenëve dardan. Edhe pse trajneri tiranas ka 2 vite kontratë, ajo pritet t’i shkëputet nga kryesia e klubit.
Historia dhe arritjet e Ilir Dajës dihen dhe si i tillë është gjithnjë një emër i dëshiruar për këdo klub që synon të investojë për të arritur majat. Vetë ai ka shprehur dëshirën për një rikthim të mundshëm në kryeqytet dhe me Partizanin pa trajner momentalisht pritet me interes ç’do të ndodhë.
Megjithatë, nuk mbetet pas as Dinamo që është klubi i zemrës së Dajës dhe presidenti Ardian Bardhi e ka në krye të listës së dëshirave për Dinamon e tij të ardhshme.