Pavarësisht ndeshjes së fundit të kampionatit që do të luhet më datën 26 maj në kryeqytet ndaj Tiranës, duket se e gjithë vëmendja e kampit bardhekuq është e përqendruar te finalja e Kupës me Vllazninë, që do të luhet më 31 maj.
Nisur nga kjo, trajneri Memelli ka kërkuar nga stafi mjekësor që të bëjnë të pamundurën për rikuperimin e sulmuesit Alfred Mensah, si një pikë mjaft e rëndësishme referimi në aspektin sulmues.
21- vjeçari është golashënuesi më i mirë i Skënderbeut në këtë sezon, me 7 gola, kështu që Mensah është i nevojshëm për ekipin në finalen e Kupës.
Per kete ndeshje, siç dihet do te mungoje edhe Berisha i cili u ndeshkua me karton te kuq ne ndeshjen gjysmefinale ndaj Teutes.