Dëshira për të përforcuar repartin difensiv mbetet e lartë te Milani, që prej kohësh është i përfshirë nga një valë dëmtimesh dhe mungesash në këtë sektor. Një nga piketat e kuqezinjve është ish-mbrojtësi i Bolonjës, Tomijasu, që luan në Londër.

Japonezi dëshirohet edhe nga Napoli Sipas raportimeve të fundit të gazetarit italian dhe ekspertit të merkatove, Farbricio Romano, rikthim i i 25-vjeçarit në Itali duket i vështirë.

Arsenali është vënë në lëvizje pas interesimit të dy klubeve italiane, ndaj ata dëshirojnë të sigurojë në marrëveshje të re me Takehiro Tomijasu, rinovim i cili vjen me përmirësim të aspektit financiar për mbrojtësin.

Palët janë të afërta dhe pritet të gjendet akordi i ri dhe për këtë arsye Arsenali e ka hequr nga merkato e janarit mbrojtësin japonez. Kështu që Milani dhe Napoli duhet të gjejë piketa të reja.