Kategoria Superiore do të kthehet përsëri në këtë mesjavë me ndeshjet e javës së 18-të që mbyllin gjysmën e parë të kampionatit. Një kampionat që sheh përsëri një luftë të ndezur në të dy skajet e tabelës dhe bën çdo sfidë shumë interesante e me ndikim në klasifikim.

Java nis me dy ndeshje të mërkurën në orën 13:00, kur Bylisi pret Vllazninë në Ballsh dhe Laçi pret Kastriotin në fushën e kurbinasve. Shkodranet ne kete menyre brenda nje jave do te rikthehen per here te dyte ne Ballsh, por kete here per te luajtur sfiden e kampionatit, ku kujtojme qe ate te kupes e fituan 2-0.

Ndeshjet e tjera te kesaj jave te fundit te fazes se dyte luhen të gjitha të enjten dhe janë programuar në orare të ndryshme. E para është sfida Egnatia-Kukësi që luhet në orën 13:00.

Më pas e ka radhën dueli Partizani-Teuta, i planifikuar në orën 16:00. Ndërsa në darkë është ndeshja Erzeni-Tirana, e cila sipas planit të FSHF, është programuar të luhet në orën 19:00.

Java 18 (25-26 janar)

Të mërkurën

Bylis-Vllaznia 13:00

Laçi-Kastrioti 13:00


Të enjten

Egnatia-Kukësi 13:00

Partizani-Teuta 16:00

Erzeni-Tirana 19:00