Kjo periudhë e verës është vendimtare për të ardhmen e shumë futbollistëve. Si pasojë e merkatos së hapur deri në datën 31 gusht. Të shumtë janë lojtarët që mbajnë formën fizike me anë të stërvitjeve individuale, për të pasur një formë sa më optimale në prag të sezonit të ri.

Të tillë gjë po bën edhe Elmir Lekaj, i cili për momentin është pa ekip ndërsa në drejtim të tij ka interes nga disa ekipe kosovare. Ish-mbrojtësi i Vllaznisë prej disa kohësh është nën “urdhërat” e Gilman Likes.

Ish-kapiteni kuqeblu dhe ish-futbollist i kombëtares sonë ka disa muaj që zhvillon stërvitje individuale për futbollistë të ndryshëm.

Lekaj e ka parë të udhës që të stërvitet nga Lika. Të cilin e ka pasur edhe bashkëlojtar dhe kapiten tek Vllaznia para 3 sezonesh. 22-vjeçari e mbylli sezonin e shkuara tek Ulpijana në Superligën e Kosovës.

Ndërsa më parë ka luajtur edhe tek Vllaznia në Superligën tonë dhe në Kosovë tek Arbëria apo edhe në Maltë me skuadrën e Ajax Rabat. Tashmë ai po përgatitet për një skuadër tjetër në karrierën e tij.

Endri ÇINARI