Ka mbyllur nje sezon me nje supergol ne ndeshjen vendimtare ndaj Beselidhjes dhe ne fakt jo vetem ai gol, por edhe paraqitjet e tij te mira ne disa ndeshje te fundit te kampionatit, kane bere qe drejtuesit e Vllaznise te mendojne per t’i ofruar rinovimin.
E kemi fjalen per futbollistin me origjine nga Shkodra Herald Marku. Gjate pjeses me te madhe te sezonit ka luajtur si mbrojtes i majte dhe ndonese eshte munduar te jape gjithnje me te miren, nuk ia ka dale ashtu si duhet.
Ardhja e trajnerit Dedja ka bere qe gjithçka te ndryshoje. Ai e ka kaluar ne mesfushe dhe ketu 24 vjeçari ka treguar vlerat e tij me te mira duke qene protagonist herepashere edhe me goditjet e tij te forta me te majten.
Drejtuesit e klubit mesohet se kane nder mend t’i ofrojne rinovim dhe po ashtu edhe vete lojtari ka deshire te vazhdoje te luaje ne “Loro Boriçi”, megjithate pritet hedhja e firmes per te zyrtarizuar gjithçka.
Deri sa te ndodhe kjo, Marku duket se po shijon edhe pak dite pushimi dhe kete e tregon teksa poston ne rrjetet sociale nje foto teksa eshte duke u lare. Megjithate pushimet do t’i zgjasin edhe shume pak sepse e pret pastaj nje pune e veshtire gjate fazes pergatitore dhe Heraldi eshte i vetedijshem per kete gje.
www.shkodrasport.com