Mario Mitaj po kalon momentin më të mirë në karrierë. Dyshimet për kalimin e tij në Arabinë Saudite tashmë janë shuar, sepse ai vetëm po rritet dhe po tregon vlerat që ka.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare po shkëlqen tek Al Ittihad, aty ku është huazuar me të drejtë blerjeje me pagë 3 mln euro neto në vit.

Skuadra e tij mban vendin e parë në tabelën e klasifikimit, duke lënë pas ekipet e yjeve si Ronaldo apo Koulibaly. Në 7 nga 9 ndeshje gjithsej, Mitaj ka marrë notë mbi 7.

Kjo tregon se performancat e tij janë konstante dhe së shpejti mund ta shohim në një nga ligat kryesore europiane./telesport/