Boksieri bullgar i cili humbi jetën në Shkodër fundjavën e shkuar, nuk ishte Jezus Velichkov por Boris Stancov i cili ka marrë pjesë në këtë aktivitet me dokumenta të falsifikuara.
22-vjecari humbi jetën thuajse pas një arresti kardiak në raundin e katërt, pa patur ndonjë sulm të ashpër ndaj tij. Nuk dihet ende arsyeja se përse stafi dhe trajneri bullgar e ka rrezikuar Boris Stancov të garojë me dokumenta false të një kushëriri të tij boksier profesionist.
I pyetur nga mediat bullgare vetë Velickov, i cili u njoftua se humbi jetën në momentin e parë, ka theksuar: “Kishte që nga viti 2018 që mbante kartën time të identitetit, ai më thoshte se nuk ka problem pasi trajneri e dinte këtë gjë.”
Ajo që është dhe më e çuditshme është fakti që të dy boksierët nuk kanë ndonjë ngjashmëri me njëri-tjetrin, përpos kësaj, për të marrë pjesë në një aktivitet të tillë të boksit profesionist, duhen tre dokumenta kryesore një licencë prej boksieri profesionist, duhet të ketë autorizim dhe duhet që të ketë lejen e federatës dhe kartelën mjekësore.
Nuk dihet nëse të gjitha këto dokumente kanë qenë dhe në rregull apo të falsifikuara që janë paraqitur ndaj organizatorëve të cilët më pas e lejuan të marrë pjesë në këtë aktivitet.
Gjithçka për identitetin e rremë duket se është zbuluar nga ky status në facebook i Jezus Velickov ku i drejtohet me një mesazh prekës kushëririt të tij që humbi jetën: “Pusho në paqe kampion, ti do të jesh gjithmonë në zemrat tona.”
Ndërkohë Bordi drejtues i Unionit të Boksir Profesionist Bullgarë ka filluar një mbledhje disa o rëshe pasditen e së hënës për të zbardhur më tepër ngjarjen.