Daljet në publik të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me xhupin me simbolin e Juventusit gjatë kësaj periudhe të vështirë për vendin tonë që po përballet me koronavirusin ,kanë rënë në syrin e nipit të familjes Anjeli, pronare e klubit bardhezi.

Në një mesazh të publikuar në llogarinë e tij në “Twitter”, 42-vjeçari shkruan se “tani e kupton që Shqipëria drejtohet nga një njeri i madh si kryeministri Rama, i cili lufton deri në fund, njësoj si slogani i klubit bardhezi ‘Fino alla Fine’ ”.

“Kur shoh kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama me këto xhupa, kuptohet se përse Shqipëria drejtohet nga një njeri i madh”, shkruan Elkan.

Kujtojmë që qeveria shqiptare ka dërguar 30 mjekë drejt Italisë për të ndihmuar kolegët në luftën kundër përhapjes së koronavirusit, i cili ka shkaktuar në këtë vend një bilanc tragjik viktimash prej mëse 10 mijë të vdekur.