Loja e shahut ka një traditë pozitive dhe të hershme në qytetin e Shkodrës.
Tradicionalisht pranë klubit Vllaznia ka funksionuar ekipi i shahut për meshkuj dhe femra, të cilët kanë arritur rezultate sportive shumë të mira në vite, duke u shpallur, disa prej tyre edhe Kampion Kombëtar.
Sporti i shahut është një nga sportet që ndihmon në zhvillimin pozitiv të aftësive njohëse të fëmijëve dhe nxënësve.
Njëkohësisht ndikon në krijimin e besimit në vetvete, rritjen e kujtesës e të menduarit, rritjen e përqëndrimit dhe të përmirësimit të rezultateve në mësime tek fëmijët dhe të rinjtë.
Bashkia Shkodër, në vitin 2017 mbështeti aktivitetin disa ditor të zhvilluar në Qendren Kulturore të Fëmijëve, si dhe organizoi projektin “Promovimi i lojës së shahut” në Mars 2017 në Biblioteken “Marin Barleti” ku morën pjesë mosha të reja dhe dolën fitues për çdo kategori.
Për vitin 2018 Bashkia e Shkodrës pas mbështetjes të QKF në organizimin e garës mes shkollave 9 vjeçare vijon “FESTIVALIN E SHAHUT” me organizimin e garës tashmë mes gjimnazeve.
Kjo fazë e dytë zhvillohet në datat 16-17 Prill 2018 në ora 09.00 në Bibliotekën e qytetit “Marin Barleti”.