Periudhe punimesh ne stadiumet shqiptare. Ne Shkoder dhe Laç eshte kryer proces i mbjelljes se barit te ri te fushave, ndersa ne Durres kane shkuar edhe me tej.

Teuta do të duhet ta mbyllë këtë vit në “arrati”, pasi drejtuesit e klubit durrsak kanë marrë vendim që të vendosin tapet të ri në stadiumin “Niko Dovana”.

Fillimisht u mendua që të ndërhyhej në tapetin aktual, por specialistët dolën në përfundimin se nuk kishte garancitë e duhura që në të ardhmen fusha të ofronte cilësitë më të mira për të luajtur.

Ndoshta e njejta gje duhet bere edhe ne Shkoder ne menyre qe te vihet nje tapet tjeter per te cilin te mos jete e nevojshme nderhyrja çdo vit ne te./SHKODRA-SPORT.COM/