UEFA ka bërë të ditur arbitrin e ndeshjes mes Turqisë dhe ai do të jetë gjermani Tobias Shtiler. 37- vjeçari është arbitër i rëndësishëm në vendin e tij, por edhe në arenën europiane.
Shtiler nuk është i panjohur për shqiptarët, pasi më parë ka arbitruar edhe një ndeshje të Partizanit në kualifikueset e Kupave të Europës kundër Stromgodset.
Shtiler ka qenë arbitër edhe në ndeshjen e Juventusit kundër Jang Bojsave në transfertë, e cila u fitua nga këta të fundit. Megjithatë, ishte një përballje pa dëme, pasi bardhezinjtë e kishin siguruar kualifikimin.
Në Ligën e Europës arbitroi Rapid Vjenë-Inter dhe u dha penallti zikaltërve, që u shënua nga Lautaro Martinez.
Shqipëria duhet të bëjë kujdes, sepse ai akordon shumë kartonë të verdhë. Shtiler do të ndihmohet nga asistentët Majk Pikel dhe Kristian Gintelman.