Vllaznia ka vijuar sot me pergatitjet per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje pasditen e se shtunes ndaj Egnatias ne stadiumin “Loro Boriçi”. Gjate ketyre diteve trajneri Josa eshte munduar te beje me te miren per te ngritur moralin e lojtareve.

Kuptohet qe nuk ka qene e lehte, megjithate tekniku i ri i kuqebluve ka punuar veçmas me te gjithe futbollistet duke u dhene besimin e duhur dhe po ashtu duke u thene se ishin po ata qe ne gjysmen e pare te sezonit, i bene per vete te gjithe

Kjo do te thote se ky ekip i ka mundesite per ta mbyllur me sukses sezonin, prandaj dhe pritet reagimi qe prej ndeshjes te se shtunes ndaj rrogozhinasve.

Ne Shkoder kane besim se me levizjet e fundit ne pankine, gjerat mund te marrin per mire te Vllaznia, megjithate kjo eshte thjesht nje ide e cila duhet vertetetuar ne fushen e lojes.

Ne kampionat kuqeblute do te kerkojne ta mbyllin me 6 pike ne 2 ndeshjet e fundit dhe duke shpresuar pastaj ne hapat e gabuar te rivaleve te tyre, per te kapur ndoshta Europen edhe permes kampionatit, ndonese gjasat jane te pakta te ndodhe keshtu./SHKODRA-SPORT.COM/