www.shkodrasport.com
FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Në Shkodër ka dyshime. Në Krujë, Vllaznia ka lënë dy gola e...
Në Shkodër ka dyshime. Në Krujë, Vllaznia ka lënë dy gola e parë
Për të parën herë ndoshta edhe në mënyrë publike, në Shkodër kanë dalë hapur me dyshimet e tyre për trukimin e një ndeshje. Pikërisht për ndeshjen e fundit me Kastriotin. Dy golat e parë të shënuar nga skuadra krutane, konsiderohen të lënë nga futbollistët e Vllaznisë. Sigurisht që kjo nuk mund të vërtetohet taman por të paktën këtë herë është folur edhe publikisht. Në një nga emisionet sportive në televizionet lokale, Astrit Dervishi, ish-gjyqtar I njohur në vendin tonë, tashmë në rolin e vëzhguesit, e ka thënë hapur se dy golat e parë të Kastriotit, janë lënë nga futbollistët e Vllaznisë. Madje, ai u ka bërë thirrje edhe specialistëve të futbollit t’I analizojnë me hollësit pamjet filmike të këtyre dy rasteve dhe vetëm duke I parë ato, del në këtë përfundim. Dervishi ka kërkuar edhe nga njerëz të tjerë, gazetarë, tifozë etj, të flasin më në fund hapur. “Dalin raporte që thonë se kampionati shqiptar është më I korruptuari në botë dhe përsëri nuk flet kush, nuk reagon kush. Po e them krejt hapur se dy golat e parë në Krujë, janë lënë nga futbollistët e Vllaznisë sepse s’mund të pësohen kurrsesi në atë mënyrë që u pësuan”. Bashkë me të është edhe një nga tifozët e zjarrtë të Vllaznisë, Astrit Rrahmani, ose siç njihet ndryshe Tuti në Shkodër. Ai është edhe më I ashpër teksa thotë se tek kjo skuadër bëjnë pjesë futbollistë që njihen për këtë punë. “Edhe unë dyshoj hapur për ato gola. Nuk është e lehtë të kuptosh se si janë pësuar. Tek Vllaznia kanë ardhur futbollistë me shenjë për shitje ndeshjesh nëpër ekipet e tjera ku kanë luajtur më parë. Edhe në ndeshjen e parë të kampionatit, atë me Skënderbeun, jam larguar nga stadiumi në fillimin e pjesës së dytë sepse e pashë se çfarë po ndodhte. Ky nuk është futboll. Mjafton të shohësh shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” të boshatisura për të kuptuar se sa mirë është Vllaznia”- ka thënë kryetifozi I kësaj skuadre. Bashkë me të, të njëjtin mendim kanë edhe shumë tifozë të tjerë të cilët janë ftohur shumë me skuadrën e tyre të zemrës. Mbi të gjitha është për këto zhurmat që krijohen për shitje të ndeshjeve. Pikërisht edhe për këto, drejtuesit e klubit me siguri duhet të ndërhyjnë sa më parë për rregullimin e imazhit të Vllaznisë.