Nderimi i figurave të ndryshme sportive që tashmë nuk jetojnë më, është kthyer në një traditë shumë të mirë në Shkodër. Kuptohet se kjo është minimumi i asaj çfarë mund të bëhet për ta, pikërisht për atë çfarë i kanë dhënë këtij qyteti dhe sportit shqiptar. Ditët e fundit në kryeqendrën e Veriut ka nisur kupa në nderim të një emri të madh të futbollit, Esat Rakiqit, të ndarë nga jeta pak muaj më parë. Kupa është organizuar me inisiativën e shefit të Zyrës Rajonale të FSHF-së, Hysen Zmijanit dhe ka gjetur mbështetjen e të gjitha klubeve dhe shoqatave të zonës së Veriut. Ajo është duke u zhvilluar për grupmoshat e ndryshe dhe ditën kur të përfundojnë ndeshjet, në ceremoninë e dorëzimit të kupave pritet të ketë shumë supriza sepse të pranishëm pritet të jenë shumë kolegë e bashkëkohas të Rakiqit. Në fakt, më të shumtë ai ka patur nxënësit sepse si askush tjetër, për 33 vite me rradhë ka punuar si zëvendëstrajner, kryesisht tek Vllaznia por edhe tek Kukësi e Laçi. Ai u nda nga familja dhe kolegët e tij në moshën 73 vjeçare tetorin e vitit të kaluar dhe kjo kupë që po zhvillohet me emrin e tij, padyshim që është treguesi i një respekti për atë çfarë i ka dhënë ai futbollit shkodran dhe atij shqiptar.

© shkodrasport.com