Vllaznia luan sot për të shpëtuar sezonin ndaj Besëlidhjes, me takimin që fillon në orën 19.00 në ”Loro Boriçi”. Shkodranët e nisën sezonin me objektiva të mëdha, por gjërat nuk shkuan mirë. Problemet e shumta, çështjet fiannciare, administrimi, ndërrimi i trajnerëve ka dhënë ”efektin” e vet.

Synimi është mbijetesa, për të menduar më pas për edicionin e ardhshëm. Lezhjanët nuk janë një ”kafshatë” e lehtë, pasi në Kategorinë e Parë kanë zhvilluar ndeshje të nivelit të lartë.

Perballja e sotme ne mes ketyre dy ekipeve pritet me shume interes ne te dy kampet dhe pavaresisht kerkeses se bere nga klubi Vllaznia per te patur nje numer te reduktuar tifozesh te pranishem, kjo duket se nuk eshte miratuar.

Nese do te kishte patur pergjigje pozitive, padyshim qe do te kishte qene diçka interesante sepse “derbi” i Veriut ka ngjallur interes dhe me siguri do te kishte patur shume tifoze. Mungesa e tyre nuk do t’i pengoje skuadrat te demostrojne vlerat e tyre me te mira per te synuar fitoren.
www.shkodrasport.com