Perforcimet tek Vllaznia vijojne. Diten e neserme pritet te mberrije ne Shkoder edhe nje portier me te cilin duket se eshte arritur akordi dhe ai do te mbrojte porten e kuqebluve ne sezonin e ri.
Behet fjale per malazezin Bojan Zogoviç. Ai eshte nje portier 31 vjeçar dhe me shume eksperience sepse ka luajtur ne shume skuadra si ne Serbi, Mal te Zi por edhe ne Azerbajxhan.
I gjate 1.92 metra, Zogoviç ka kohe qe studiohet nga stafi i Vllaznise qe mesa duket e ka perzgjedhur si kandidaturen me te mire te mundshme nga portieret qe kane qene alternative per te ruajtur katerkendeshin e tyre.
Sipas informacioneve qe dalin nga burime prane klubit shkodran, portieri malazez neser do t’i bashkohet Vllaznise ne stervitje ndersa te enjten do te mbroje porten e saj ne ndeshjen miqesore qe do te luaje ndaj Teutes.
www.shkodrasport.com