Pak kohë më parë gazeta jonë bëri publik emrin e Bashkim Ulajt si një biznesmen I interesuar për të marrë drejtimin e Vllaznisë. Në fakt, përveç u shfaq në media, nuk pati asnjë reagim të tij megjithatë ka qenë pranë kësaj skuadre. Madje, ai nuk bëri asnjë kërkesë zyrtare për të marrë Vllazninë ashtu siç bënë edhe pesë biznesmenët shkodranë. Por ndërkohë, moskalimi I klubit në përdorim të tyre dhe tërheqja e dy prej këtyre biznesmenëve, ka bërë që në këtë mes të ketë shumë dyshime. Ndoshta më shumë për mënyrën si janë tërhequr pasi ata e kanë ditur se lekët që do hidhnin tek Vllaznia, nuk do u njiheshin.
Nga ana tjetër, ngutja e drejtuesve të Bashkisë për ta miratuar në parim këtë kalim, duke patur Brenda shumë paqartësi ligjore sesi do funksionojë klubi në të ardhmen, lë vend për të tjera dyshime. Në Shkodër, dy ditët e fundit ka filluar të flitet sërish për daljen në skenë të biznesmenit- milionet Bashkim Ulaj. “Sporti Shqiptar” mbrëmjen e djeshme e ka telefonuar z.Ulaj pikërisht për ta pyetur në lidhje me këtë çështje dhe përgjigja e tij ka qenë e shkurtër dhe e prerë: “S’kam dëshirë të flas për këtë çështje”. Pra, nuk ka thënë “po” por ajo që të bën përshtypje është se nuk ka thënë as “jo”. Gjërat mbeten të hapura kësisoj deri më 9 janar. Në ambjentin sportiv shkodran po flitet çdo ditë e më tepër se tek futbolli ka ndërhyrë edhe politika dhe afrimi I Ulajt mund të bëhet prej saj. Megjithatë duhet pritur se çfarë do ndodhë. Numri 2 në listën e biznesmenëve më të pasur të Shqipërisë ka thënë se nuk ka dëshirë të flasë për Vllazninë në këto momente. Pas disa ditësh, mund ta bëjë këtë gjë, për të sqaruar njëherë e mirë pozicionin e tij dhe për të thënë nëse vërtetë do ta marrë Vllazninë apo jo.
www.shkodrasport.com