Një fenomen që ka prekur thuajse çdo skuadër në Shqipëri gjatë sezonit që lamë pas, ishte ndryshimi i shpeshtë i trajnerëve dhe kjo shihej si diçka jo e mirë për futbollin vendës.
Në fakt, nuk është i këtij mendimi klubi spanjoll Herkules, duke qenë se në 4 sezonet e fundit ka pasur disa ndryshime të rëndësishme, përfshirë presidentin, trajnerin apo edhe përgatitësit atletik.
Që nga koha kur Herkulesi ra në kategoritë më të ulëta të kampionatit spanjoll, Segunda B, ka ndryshuar plot 3 presidentë, 7 trajnerë dhe 2 përgatitës atletik në harkun kohor të 4 viteve, duke kërkuar që të rikthehet edhe njëherë në nivele të larta të futbollit.
Në këtë periudhë 4 vjeçare, asnjë trajner nuk ka arritur që të drejtojë Herkulesin në një sezon të plotë, duke qenë se pas disa ndeshjes është shkarkuar, duke u emëruar trajneri i ri./vipsport/